Kryefjala Logo

Gënjeshtrat që na i shesin si të vërteta dhe ne i besojmë

7 Janar, 2022 | 1:52 pm

1-Kujdes nga i ftohti se do të sëmureni

temperaturat e ulëta reduktojnë rezervat e mukusit, të cilat zakonisht mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga patogjenët, duke na lënë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Pasi ftohemi kemi prirjen të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, ku ajri është shpesh shumë i thatë dhe ventilimi i dobët, një zakon që favorizon transmetimin e viruseve dhe baktereve.

2-Nëse hani shumë spinaq, do bëheni më të fortë.

Spinaqi përmban vërtet hekur, por jo në doza kaq shumë të larta se sa perimet e tjera. Miti lindi në vitin 1890, kur disa nutricionistë amerikanë publikuan përmbajtjen e hekurit tek perimet. Për një gabim banal shtypi – një presje në vendin e gabuar – iu atribua spinaqit një përmbajtje hekuri 10 herë më e madhe se realja.

3-Po të rritet barku prej konsumit të birrës!

Nuk është birra ajo që ju shëndosh, por duke qenë se sasia e alkoolit që përmban në përgjithësi birra është e ulët (110 kalori për litër, përkundrejt 160 tek vera e kuqe), ne priremi të pijmë në sasi të mëdha. Kush pi shpesh birrë, ka ndërkaq prirjen ta shoqërojë atë me ushqime pak të shëndetshme:kështu shpjegohen kilet e tepërta tek konsumatorët e mëdhenj të birrës. Duket që ky mit ka lindur nga fakti se gjermanët, konsumatorët e njohur të birrës “bionde”, janë shpesh me bark. Por japonezët, konsumues të njohur të kësaj pije, nuk janë aspak të tillë.

4-Qëndrimi pranë televizorit dëmton sytë

Para viteve ‘50, aparatet televizive mund të emetonin rrezatim, i cili për një kohë të gjatë rrezikonte të shkaktonte probleme tek shikimit, por sot kjo thënie duket sot e vjetëruar, pasi televizorët modernë nuk kanë më gypin katodik, ndaj dhe problemi i rrezatimit nuk ekziston më. Parja e televizorit nga shumë afër dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë megjithatë lodhje të shikimit. Dhe nëse fëmijët qëndrojnë shumë afër ekranit, kjo mund të jetë një shenjë se ata kanë nevojë për syze.

5-Një mollë në ditë mban larg mjekun

Mollët përmbajnë fibra dhe vitaminën C, të dyja thelbësore për shëndetin tonë. Por për fat të keq ato nuk janë të vetmet gjëra për të cilat kemi nevojë, dhe nëse viruset ose bakteret kërcënojnë sistemin tonë imunitar, nuk do të jetë ky zakon që do të bëjë diferencën.

Të ngjashme