Showbiz
“Të dua, më ke mua për çdo gjë”, Gjesti surprizon motrën në mesnatë për ditëlindje
9 Qershor, 2026 | 12:13 pm

Këngëtari, Gjesti, ka ndarë një moment të veçantë familjar, duke treguar edhe një herë raportin e ngushtë që ka me motrën e tij.
Në orët e para të mesnatës, ai e surprizoi atë me dhurata dhe një tortë, duke i dhuruar një festë të vogël plot emocione.
Në pamjet e publikuara, dyshja shihen duke shkëmbyer përqafime të ngrohta, teksa gëzojnë së bashku këtë moment të veçantë.
Përveç surprizës, Gjesti i bëri motrës edhe një premtim që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
“Veç për ty do ta kall verën”, thotë ai.
Videoja është pritur me komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar gjestin e këngëtarit dhe lidhjen e afërt që ai ka me familjen e tij.











































