Kryefjala Logo

VIDEO/ Si dukej tranvestiti Anxhela shumë vite më parë kur ishte “vajzë e re” dhe kërkonte që në pushtet të vinte Edi Rama

26 Shtator, 2021 | 11:57 am

Anxhela Hoxha njihet si tranvestiti më i famshëm në rrugët e Tiranës. Ajo ka ushtruar prostitucion prej vitesh në zonat e kryeqytetit, kur dikur parku mbrapa ‘Operas” që mori emrin “Gropa e Qazim Sejdisë”, u bë një vendtakim për të gjithë tranvestitët e Tiranës vite më parë . Me kalimin e kohës ky vend u pastrua nga ushtrimi prostitucionit të paligjshëm .

Anxhela ka qenë ndër të parat që ka dalë hapur në ato vite teksa sot është bërë publike nëpër emisione apo dhe rrjete sociale. Në një intervistë diku nga vitet 2006-2008 kur ishte vetem 24 vjec, ajo shfaqet me paruke të gjata ngjyrë bionde duke mbajtur një kapuc dhe shfaqte simpati për kryetarin e Bashkisë së Tiranë Edi Rama duke shpresuar që ky të bëhej kryeministër .

Ajo shprehej se i pëlqente gazetaria dhe se nëpërmjet internetit kishte gjetur një të dashur hollandez duke shpresuar të martohej me të. Madje ajo pranon hapur punën që bën si prostitutë duke thënë që e ka pasur të nevojshme pasi nuk kishte se me cfarë të ushqehej./Kryefjala.com

Të ngjashme