Kryefjala Logo

Veprimet tipike të xhelozëve.Si t’i dalloni?

17 Nëntor, 2021 | 12:09 pm

1-Ju demoralizojnë

Nëse ju jeni përpjekur shumë për të arritur diçka e më në fund ja keni dalë mbanë, xhelozët do mundohen t’ua ulin vlerat e t’ju demolarizojnë.

2-Prishin harmoninë dhe lumturinë tek të tjerët

Xhelozët nuk durojnë dot kur shohin njerëz të dashuruar, miqësi të vërteta apo kur shohin se njërëzit që i rrethojnë janë të lumtur. Prandaj do thurrin lloj-lloj planesh për të prishur harmoninë në jetën e të tjerëve.

3-Bëjnë komplimente të pasinqerta

Nëse ju jeni promovuar së fundmi ne dicka, xhelozët do t’ju komplimentojnë duke vënë theksin se arritjet janë jo për shkakun tuaj, por duke shpikur rrethana lehtësuese në favorin tuaj

4-Ju shmangen kur ju keni sukses 

Ata nuk e durojnë suksesin e të tjerëve, prandaj do të përpiqen t’ju shmangen në festimet apo arritjet tuaja.

5-Bëjnë thashetheme

Zakonisht janë xhelozët ata që përhapin thashethemet për njerëzit që i rrethojnë dhe fusin negativitetin në ambientet shoqërore.

Të ngjashme