Kryefjala Logo

Veprimet tipike të xhelozëve dhe si t’i dalloni menjëherë

26 Shtator, 2021 | 11:59 am

1. Bëjnë komplimente të pasinqerta

Nëse ju jeni promovuar së fundmi ne dicka, xhelozët do t’ju komplimentojnë duke vënë theksin se arritjet janë jo për shkakun tuaj, por duke shpikur rrethana lehtësuese në favorin tuaj

2. Ju shmangen kur ju keni sukses 

Ata nuk e durojnë suksesin e të tjerëve, prandaj do të përpiqen t’ju shmangen në festimet apo arritjet tuaja.

3. Ju demoralizojnë

Nëse ju jeni përpjekur shumë për të arritur diçka e më në fund ja keni dalë mbanë, xhelozët do mundohen t’ua ulin vlerat e t’ju demolarizojnë.

4. Ankohen vazhdimisht 

Ata nuk janë asnjëherë të kenaqur me çfarë kanë prandaj këtë e shprehin pa kuptuar duke u ankuar vazhdimisht për çdo gjë.

5. Mburren për veten 

Xhelozët ja rrisin disa herë vlerat vetes duke u mburrur para jush dhe të tjerëve. Në këtë mënyrë përpiqen të ulin vlerat tuaja.

6. Bëjnë thashetheme

Zakonisht janë xhelozët ata që përhapin thashethemet për njerëzit që i rrethojnë dhe fusin negativitetin në ambientet shoqërore.

7. Prishin harmoninë dhe lumturinë tek të tjerët

Xhelozët nuk durojnë dot kur shohin njerëz të dashuruar, miqësi të vërteta apo kur shohin se njërëzit që i rrethojnë janë të lumtur. Prandaj do thurrin lloj-lloj planesh për të prishur harmoninë në jetën e të tjerëve.

8. Marrin hak

Xhelozët asnjëherë nuk harrojnë as detajin më të vogël. E nëse në një situatë të caktuar xhelozi mbetet keq për një fjalë të thënë apo një ndodhi spontane, do gjejnë mënyrën dhe rastin për të marrë hak në mënyrë tepër të ulët e të shëmtuar.

Të ngjashme