Kryefjala Logo

Veprimet që mund të bëni në fundjavë për të lehtësuar javën që vjen

27 Nëntor, 2021 | 1:37 pm

  1. Pastroni shtëpinë në çdo cep. Kjo është e vetmja ditë kur ju keni mundësi të bëni një gjë të tillë. Dhe nëse ju e pastroni mirë të dielën ditët e tjera nuk është e nevojshme që të pastroni.
  2. Rregulloni çantat. Sistemimi i çantës së fëmijëve, bashkëshortit dhe e juaja është një punë e cila në mëngjesin e së hënës do ju marrë shumë kohë, kështu që më mirë rregullojeni të dielën që keni më shumë kohë.
  3. Blini të gjithë gjërat që ju duhen për javën. Nëse ju blini të dielën ushqimet dhe veshjet e nevojshme, gjatë javës nuk e keni të detyrueshëm kthimin në market.
  4. Përgatisni disa ushqime të cilat rezistojnë në frigorifer.
  5. Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni gjatë javës. Nëse keni shkruar në një vend veprimet që ju duhen për javën e keni më të thjeshtë t’i zbatoni ato.

Të ngjashme