Kryefjala Logo

Vajzat e duan partnerin sa vetja apo më të gjatë?

10 Janar, 2022 | 2:46 pm

Te vajzat është krijuar bindja që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë burrat e gjatë, të cilët janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi.

Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja.

Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra njerëz , arriti në përfundimin se numri i burrave me gjatësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me gjatësi 177 centimetra.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë pasur gratë me shtat deri në 162 centimetra.

Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjerë. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’. Antropologu polak, Jogisllav Pavllovskij, shkon edhe më tutje. Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij.

Të ngjashme