Kryefjala Logo

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në vjeshtë

25 Tetor, 2021 | 12:10 pm

Patatet

Edhe patatet janë të mira vetëm organike. Perimet me rrënjë, siç janë patatet, thithin shpejt pesticidet nga toka. Sado që t’i lani, patatet nuk do të jenë kurrë të mira.

Krahë pule

Janë shumë të preferuara, por ka një arsye pse njerëzit i duan aq shumë: kanë kalori dhe yndyrë. Nuk po ju themi që të shikoni televizor me kale përpara tani që kanë nisur kampionatet e futbollit, por të paktën hani krahë pule të pjekura ose të gatuara në skarë dhe eliminoni të skuqurat.

Mollët

Mollët janë një nga frutat më të spërkatura me pesticide. Duke qenë se nuk kanë rezistencë ndaj baktereve, mollët spërkaten shpesh. Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm, mundohuni të gjeni mollë organike.

Ëmbëlsira

Ëmbëlsirat janë të dashura për të gjithë, por biskotat, tortat dhe pastat kanë shumë yndyrë, sheqer dhe kalori. Nuk ju themi dot t’i eliminoni fare tani që freskon koha, por, duke qenë se konsumohen më shumë në këtë periudhë, duhet të dini që është e nevojshme ta moderoni konsumin e tyre.

Pije me sheqer

Pijet me sheqer përmbajnë shumë sheqer dhe sidomos në vjeshtë krijojnë një efekt si të drogave. Kështu që, bëjini vetes nder dhe pini vetëm kafen e zakonshme gjatë kësaj stine.

Të ngjashme