Kryefjala Logo

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni shumë të uritur.

12 Tetor, 2021 | 12:33 pm

Ëmbëlsirat

Të hash të ëmbla rrit nivelin e insulinës e cila ngarkon pankreasin i cili sapo e ka filluar funksionin. Kjo çon në diabet.

Kos dhe produktet e fermentuara të qumështit

Nëse hani kos me stomakun bosh, acidi klorhidrik i formuar në stomak, vret bakteret e acidit laktik. Pra ngrënia e këtij produkti në mëngjes ka shumë pak vlera për trupin.

Dardha

Fibrat e dardhës mund të vrasin mukozën delikate të një stomaku bosh.

Domatet

Domatet përmbajnë nivel të lartë të acidit tanik i cili rrit aciditetin në stomak. Kjo çon në ulçerë të stomakut.

Perimet jeshile

Perimet janë burim i pasur i aminoacideve. Por ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje barku, sidomos kur konsumohen me stomakun bosh.

Bananet

Nëse hani banane kur e keni stomakun bosh kjo do çojë në rritje të magnezit në gjak. Kjo dëmton zemrën.

Pasta

Ushqimet që përmbajnë maja irritojnë gastritin dhe mund të shkaktojnë fryrje të stomakut.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante shkaktojnë irritim të mukozës së stomakut dhe rrit prodhimin e acidit në stomak. Kjo çon në krijimin e shumë çrregullimeve në sistemin e tretjes.

Pije të ftohta të gazuara

Të pish pije të gazuara në mëngjes mund të dëmtojë mukozën dhe pakëson furnizimin e gjakut në stomak. Si rezultat, ushqimi tretet shumë ngadalë.

Të ngjashme