Kryefjala Logo

Tre rregullat e arta për të disiplinuar një fëmijë

9 Nëntor, 2021 | 1:03 pm

1-Qëndroni këmbëngulës

Përsëriteni pas meje: Jo kërcënime të kota! Ka shumë prindër të cilët u kanë dhënë fëmijëve ‘ryshfet’, sende apo para për të përfunduar detyra të caktuara. Por, ju mos e bëni këtë. Qëndroni të vërtetë me fëmijët. Gjithashtu, mos harroni se këmbëngulësia sjell rezultate pozitive.

2-Bëjeni këtë detyrë me dashuri

Disiplinojeni fëmijën, por me dashuri. Nëse mund ta ndryshoni botën për mirë, bëjeni këtë, por pa e lënduar dikë! Prandaj, kur filloni të disiplinoni fëmijën, bëhuni të dashur, dhe çdo gjë bëjeni me dashuri.

3-Bëhuni të qartë dhe specifikë

Kur e mësoni fëmijën, gjithmonë tregohuni të qartë çfarë pritni nga ata dhe bëhuni specifikë rreth asaj që duhet kryher. Tregojani fëmijës rregullat dhe pastaj tregojani ‘dënimet’ me një ton neutral dhe të qetë.

Nëse fëmija e ka të vështirë t’i ndjekë rregullat që keni vendosur, filloni t’i bëni më të lehta dhe me kalimin e kohës “vështirësojini” ato rregulla.

Të ngjashme