Kryefjala Logo

Tradhëtia në çift a mund të parandalohet? Psikologët tregojnë .

16 Tetor, 2021 | 10:25 am

1-Thyeni rutinën

Një lidhje fillon me mendimin se do të jeni bashkë gjithmonë. Kjo është akoma më e sigurtë nëse bëhet fjalë për martesë. Do t’ju ndihmonte vërtet nëse çdo ditë të re ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me partnerin bashkëshortor. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur ajo do të mund të përfundonte menjëherë. Kjo do t’ju bëjë që personi që keni pranë t’i ofroni më tepër dashuri. Një kompliment, diçka ndryshe, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që lidhja juaj të bëhet më pasionante.

2-Miqësia ndihmon 

Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij të momentit dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do të lidhet më tepër me shokët dhe do të harxhojë kohë pa rrezikuar të cënojë lumturinë e përbashkët. Ndaj lëreni partnerin tuaj të rrijë sa më tepër me shokët.

3-Dilni dhe vetëm

Grave u pëlqejnë gjërat e rralla dhe të rëndësishme për to, si të bërit e shopping në fundjavë apo daljet me shoqet e tyre. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë juve si gjë të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtisni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur shumë pranë, do t’ua ndiejë më shumë mungesën.

4-Besojini njëri-tjetrit

Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni më tepër përkrahje, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

Të ngjashme