Kryefjala Logo

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e 9 muajve shtatëzani

14 Shtator, 2021 | 11:28 am

– Një grua shtatzanë duhet të flejë veç në anën e majtë

Një grua shtatëzënë është e lirë të flejë në të gjitha pozicionet e mundshme. Mjafton që ajo të ndihet komode dhe të pushojë për veten dhe fëmijën e saj. Sipas mjekëve të fjeturit në anë favorizon shkëmbimet placentare mes nënës së re dhe fetusit.

– Gjatë shtatzanisë nuk mund të bësh sport

Kjo është tejet e gabuar dhe vlen vetëm për përtacët. Aktiviteti fizik është shumë i domosdoshëm gjatë shtatëzënisë. Nënat mund të bëjnë ecje, not, yoga, palestër etj. Aktiviteti fizik do përmirësojë ndjeshëm edhe gjendjen tuaj emocionale.

– Nuk ka më seks

Mos guxoni t’ua thoni këtë gjë partnerëve tuaj sepse nuk do e presin mirë. Seksi është komponent i rëndësishëm i një marrëdhënieje dhe nuk keni pse të hiqni dorë. Studimet kanë treguar se aktiviteti seksual gjatë shtatëzënisë ndikon edhe ne mirërritjen e fetusit. Seksi është i ndaluar vetëm pas muajit të shtatë të shtatëzënisë ose në raste kur gruaja është në regjim shtrati. Tregohuni të kujdesshëm dhe shijoni intimitetin tuaj.

– Nuk ka më kafe

Kafeja është pjesë e pandashme e ditëve tona. Vazhdoni ta pini atë, por duke mos abuzuar me sasitë e kafeinës.

– Nuk duhet të hani krudo

Kjo është e vërtetë. Gjatë shtatëzënisë duhen evituar të gjitha llojet e mishit të pagatuar, jo vetëm proshuta. Përdorimi i krudos gjatë kësaj periudhe mund të çojë në shfaqjen e toksoplasmozës.

Të ngjashme