Kryefjala Logo

Te mirat dhe vuajtjet e modeleve të Victoria s Secret

8 Tetor, 2021 | 1:35 pm

Si mund të dukemi dhe ne pikërisht si modelet e Victoria’s Secret? A do arrinim ne të kishim një trup aq në formë dhe fantastik?

Kush janë ushtrimet që modelet e Victoria’s Secret nuk i ndahen? Më poshtë mund t’i shihni!

1-USHTRIMI ME NJËRËN DORË

Kjo është lëvizja e preferuar e Jessica White. Duhet të mbaheni në duar dhe gjunjë me një peshë në dorë. Dy këmbët dhe njëra dorë duhet të qëndrojnë në tokë, derisa me njërën dorë ku mbani peshën bëni lëvizje para dhe sipër.

2-USHTRIMI I ECJES

Ky është një ushtrim që duhet të jetë i pari. Merr vetëm tre minuta dhe e ngroh trupin tuaj. Krejt çfarë duhet të bëni është të qëndroni në këmbë me ijët ndaras, përkuluni paksa përpara dhe shtrini duart. Më pas ecni përpara dhe prapa për t’u kthyer në pozicionin fillestar.

3-QËNDRIMI NGA ANASH, SHTRIRË

Ky është një ushtrim i preferuar për Alessandra Ambrosio. Duhet që të qëndroni shtrirë në bërryl, nga anash. Ngrini ijët në ajër dhe me dorën e ngritur lart mundohuni të prekni pjesën e kraharorit, duke kaluar nga përpara.

4-NË MAJAT E GISHTËRINJVE

Ky ushtrim do t’jua bëjë këmbët shumë seksi. Filloni duke ndenjur me duart në ijë. Më pas duhet të ngriheni në maja të gishtërinjve për dy sekonda, më pas kthehuni në pozicionin e parë. Bëjini dy herë nga pesëmbëdhjetë ngritje dhe do ta ndjeni efektin.

5-SHTRIRJA E KËMBËVE

Ky është një ushtrim të cilin Romee Strijd e bën shpesh në mënyrë që këmbët e saj të janë në formë. Kërkon një pajisje të veçantë, që do të thotë se duhet të shkoni në palestrën më të afërt. Uluni në pajisje, vendoseni mbajtësen sipër shputave të këmbës dhe ngrini këmbët poshtë e lart.

6-SHTRIRJA ANASH DUKE NGRITUR IJËT

Kjo është baza që ju ndihmon të ndiheni seksi në gjithë trupin. Filloni duke ndenjur shtrirë nga anash, me këmbët sipër njëra-tjetrës. Vendosni njërën dorë mbi ijë, mbështetuni në bërryl dhe ngrini ijët poshtë e lartë.

7-NGRITJA E DYFISHTË E KËMBËVE

Filloni duke u shtrirë në dysheme me duart e shtrira pranë trupit, pastaj i vendosni mbrapa fundshpinës. Ngrini këmbët lart drejt sipër ijëve. Më pas i ulni më ulët, duke e mbajtur paksa atë pozicion para se t’i lëshoni edhe më poshtë dhe kështu me radhë.

Të ngjashme