Kryefjala Logo

Të mirat dhe të këqijat e bërjes së thonjve me xhel

2 Nëntor, 2021 | 1:50 pm

Mendoni pak çfarë ndodh me rrezet UVA të lëshuara nga pajisja që përdoret për tharjen e manikyrit xhel.

Rrezet UVA janë të njohura kryesisht për rolin e tyre në tharjen e lëkurës. Ato japin ndihmesë në kancerin e lëkurës dhe është e rëndësishme të dini se edhe një seancë tharje me gradë të ulët shton rrezikun e kancerit me hapa të mëdhenj.

“Majat e duarve janë zona shumë të ndjeshme, dhe ne e dimë se ekspozimi i përsëritur ndaj UVA përshpejton plakjen”, thotë Adigun. “Sa ironike që një efekt anësor i një procesi që bën duart të duken të bukura, mund t’i plakë ato para kohe”, vijon ai.

Megjithatë , për të gjitha ato vajza që nuk mund të qëndrojnë pa rifreskuar manikyrin xhel, çdo muaj, ai sugjeron përdorimin e dorezave të bëra nga një material i veçantë që ka dioksid titaniumi, një komponent mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme. Ato janë masa standarde dhe nuk kanë nevojë për larje. Ju gjithashtu mund të prisni gishtat e dorezave të zakonshme, apo të aplikoni locion me filtra mbrojtës në kurrizin e duarve tuaja para procesit të manikyrit. Në fund të fundit nga dy të këqia le të zgjedhim të keqen më të vogël.

Të ngjashme