Kryefjala Logo

Të menduarit tepër nuk i bën mirë askujt por ju mund të mësoni si ta shfrytëzoni atë:

25 Janar, 2022 | 3:24 pm

Në psikologji, ekziston termi ‘rumination’, i cili do të thotë se të menduarit e tepërt është krejtësisht i panevojshëm dhe i rëndë.

Truri do të ngarkohet së tepërmi dhe konfuzioni dhe stresi do të rriten, duke mos ju lejuar të shihni qartë.

Vlerësoni më shumë veten

Sipas studimeve, shumë individë që luftojnë me mendime e tepërta kanë nivele të ulëta të vetëvlerësimit.

Duke vlerësuar më shumë arritjet tuaja, do të mundni të shmangni edhe mendimet negative, pasi fokusi do të zhvendoset tek gjërat pozitive.

Kontrolloni stresin tuaj

Stresi është faktor që çon në të menduarit e tepërt dhe negativ. Është  vërtetuar se sa më i stresuar të jetë një person, aq më i hutuar dhe i shqetësuar do të jetë  një person.

Kjo gjë është veçanërisht dominuese në shekullin e vrullshëm që po jetojmë, ku shëndeti mendor është një porblem global.

Pasiguria në punë, ndikimi i keq i internetit, lidhje te dështuara dhe presioni social për t’u dukur perfekt jane faktorë që shkaktojnë stres të vazhduar.

Të ngjashme