Kryefjala Logo

Të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta tek njerëzit.

5 Tetor, 2021 | 11:34 am

Nëse në sezonin e verës i keni pasur flokët në ngjyrë të hapur, ka ardhur koha t’i errësoni me nga një nuancë. Stina e vjeshtës është më e ftohtë dhe ngjyrat e errëta do të jenë më të përshtatshme. Çokollata dhe lajthia janë më të këshillueshmet.

•Për sytë, ‘bloggeret’ e njohura tregojnë se ngjyrat e tokës dhe ato të lehta janë mjaft të përshtatshme. Ato kombinohen me çdo ngjyrë dhe do bëjnë që sytë tuaj të bëjnë dallimin.

•Këtë sezon vjeshte ngjyra mbizotëruese do të jetë bojëqielli pastelë. Nëse shohim fotot e fundit të stilistëve ata tregojnë se kjo ngjyrë do të mbizotërojë. Megjithatë e verdha në mustardë dhe kafja nuk ngelen pas.

Të ngjashme