Kryefjala Logo

Të bësh dashuri çdo ditë parandalon këto sëmundje;

19 Nëntor, 2021 | 1:09 pm

1.Sistemin kardiak

Të bërit dashuri është një aleat kyç për funksionimin e mirë të sistemit kardiak. Ndihmon në uljen e rrezikut nga ataku kardiak dhe problemeve të tjera të zemrës.

2.Dhimbjen e kokës

Falë çlirimit të oksitocinës dhe shtimit të endorfinës, të bërit dashuri ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës. Këto hormone e ndihmojnë trupin dhe mendjen tonë të qetësohen në mënyrë natyrale.

3.Antidepresiv

Të bërit dashuri ndihmon në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe është një nga antidepresivët më efikasë falë çlirimit të hormoneve të mësipërme.

4.Pagjumësinë

Të kryerit të marrëdhënieve intime nxit qetësimin, ndihmon në lehtësimin e tensionit dhe favorizon gjumin.

5.Gripin

Marrëdhëniet e rregullta stimulojnë prodhimin e antitrupave e për pasojë ndihmojnë në luftimin e shenjave të gripit.

Të ngjashme