Kryefjala Logo

Syze të gërvishtura?Mos blini të tjera pa provuar këto metoda shpëtimi

9 Tetor, 2021 | 10:42 am

1. Sodë buke dhe ujë

Kjo metodë është shumë e njohur dhe ju shpëton shumë para. Hidhni një lugë sodë buke dhe një lugë ujë. Me këtë miksim fërkoni xhamin e syzeve tuaja, shplajeni më pas me ujë dhe fshijeni me një pecete të butë.

2. Pastruesi i xhamave të makinës

Kjo është shumë e thjeshtë. Thjesht hidhni shumë pak në xhamin e syzeve, dhe pastrojini me një pecetë të zakonshme duke prekur çdo cep.

3. Pastruesi i monitorit të kompjuterit

Ndiqni të njëjtën rrugë si me pastruesin e xhamave të makinës.

4.Vazelinë

Në një copë vendosni pak vazelinë dhe vendoseni mbi xham, sigurisht pa lënë asnjë cep. Shenjat e gërvishjes do zbehen.

5.Pastë dhëmbësh

Hidhni pak në gishtin tuaj dhe shpërndajeni kudo në xham. Më pas pastrojeni me peceta të pastra. Nëse gërvishjet janë të thella, do të duhet ta përsërisni 3-5 herë.

Të ngjashme