Kryefjala Logo

Studim:Çiftet që kanë djalë, jane të prirur të qëndrojnë bashkë

28 Tetor, 2021 | 12:25 pm

Një studim ka zbuluar se çiftet që kanë fëmijën e parë djalë kanë më tepër gjasa të qëndrojnë së bashku.

 Rezultatet e studimit vinë nga Universiteti Kalifornia dhe kanë zbuluar se meshkujt kanë më tepër gjasa të martohen me partneren që është shtatëzënë me djalin e tyre dhe se kanë më pak gjasa të divorcohen nëse fëmija i parë i tyre është djalë. 

Studimet e mëparshme të Universitetit Kalifornia kanë zbuluar se nënat e divorcuara me vajza kanë më pak gjasa të rimartohen në krahasim me nënat e divorcuara që kanë djalë.

Një varg i konkludimeve janë arritur nga këto të dhëna, disa psikologë sugjeruan se këto studime tregojnë se nënat me vajza kanë më pak gjasa të rrinë në një lidhje të dhunshme dhe se favorizimi i djemve ka të bëjë me psikologjinë mashkullore të lënies së trashigimisë, ndjenjë që mungon kundrejt vajzave.

Ky studim lidhet me një anketim nga Gallup që është bërë në Sh.B.A e në të cilën është paraqitur se meshkujt favorizojnë djalë kundrejt vajzës me një margjinë prej 49% deri në 22%.

Të ngjashme