Kryefjala Logo

“Squid Game”- çfare duhet te dini per serialin korean me te famshem te momentit

8 Tetor, 2021 | 10:08 am

Nëse nuk e keni parë “Squid Game” është e pamundur mos të keni dëgjuar për të ose mos të jeni ndeshur me ndonjë video a foto në rrjetet sociale. Seriali korean pritet të kalojë shumë shpejt edhe popullaritetin e  “La Casa de papel” dhe për t’u bërë seriali më i shikuar në gjuhë të huaj i Netflix-it.

Në “Squid Game”, një grup prej 456 personash, në borxhe dhe të dëshpëruar, joshen nga një lojë, ku ata kanë mundësinë të largohen me 45.6 miliardë win korean (39 milionë dollarë) nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërash. Lojërat janë mjaft të thjeshta, ato janë lojërat e fëmijërisë me të cilat lojtarët u rritën. Ata pranojnë të nisin fazën e parë të lojës, por pa ditur se do të luajnë lojëra të thjeshta fëmijësh në të cilat, gabimi më i vogël dhe eleminimi nënkuptojnë vdekje të menjëhershme. Ndërthurja e lojravë të pafajshme për fëmijë me dhunën dhe vrasjen e pamëshirshme, ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe tërë rrjeteve sociale.

Njerëzit tërhiqen nga ironia që të rriturit e pashpresë rrezikojnë jetën e tyre për të fituar një lojë për fëmijë. Lojërat janë të thjeshta dhe të lehta, kështu që shikuesit mund t’i kushtojnë më shumë vëmendje secilit personazh sesa rregullave komplekse të lojës”– tha regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-Hyuk në një intervistë.

See the source image

Ekspertët gjithashtu ia atribuojnë suksesin e serialit personazheve të saj, shumë prej të cilëve janë anëtarë të margjinalizuar të shoqërisë. Megjithëse, të gjithë ata janë të lidhur me probleme të mëdha parash, ata vijnë nga të gjitha sferat e jetës. Kim Pyeong-Band, një profesor global i përmbajtjes kulturore në Universitetin Sangmyung, tha për BBC: “Njerëzit, veçanërisht brezi i ri, të cilët vuajnë nga tjetërsimi dhe pakënaqësia në jetën reale, duket se simpatizojnë personazhet”.

Të ngjashme