Kryefjala Logo

Skuqni sa të doni. Aromën e rëndë jua mësojme ne si ta eleminoni.

7 Nëntor, 2021 | 12:00 pm

Izolo zonën ku po gatuan. Mbyell dyert e dhomave që era mos të shkojë në pjesë të tjera të shtëpisë.

Vendos gjalpë, kanellë dhe sheqer në një tavë pjekieje dhe piqi në 200 gradë për një orë. Kjo do i japë të gjithë shtëpisë aromën e biskotave të shijshme të sapopjekura.

Ziej uthull dhe ujë. Përziej 1 filxhan ujë me një lugë gjelle uthull dhe vëri të ziejnë në një tenxhere të vogël. Lëre të avullojë. Mund të shtosh gjithashtu lëkurë portokalli ose shkopinj kanelle për një aromë më të ëmbël natyrale.

Ajrose mjedisin para se të fillosh. Hapi të gjitha dritaret dhe drejtoji ventilatorët që ta nxjerrin ajrin jashtë.

Lër vazo të hapura me sodë buke ose kokrra kafeje mbi banakun e kuzhinës për të thithur erërat e tepërta.

Të ngjashme