Kryefjala Logo

Sinjalet që tregojnë se i dashuri aktual është më i mirë se ish-i

13 Nëntor, 2021 | 12:24 pm

1- Ndani bashkë sukseset tuaja

I dashuri aktual është më i mirë se ish-i nëse ndani bashkë sukseset pa qenë xheloz.

2- Xhelozia e tij nuk është e sëmurë

Xhelozia sigurisht që duhet në një lidhje, por ndryshe nga ish-i dashuri, partneri aktual di ta balancojë atë në mënyrë që të mos jetë e sëmurë.

3- Nuk qëndron ftohtë me miqtë tuaj

Ish-i dashuri juaj ishte i ftohtë me miqtë tuaj, ndërsa i dashuri aktual është i hapur dhe i afrueshëm me ta.

4- Nuk të detyron të bësh gjërat që nuk do

I dashuri juaj i ri është më i mirë se ish-i nëse, nga ana seksuale, nuk kërkon të të sforcojë të bësh gjëra që nuk dëshiron t’i bësh.

5- Qeshni bashkë

Një gjë e rëndësishme ku i dashuri juaj i ri duhet të jetë më i mirë se i mëparshmi është aftësia për të të bërë të qeshësh.

6- Të dëgjon kur flet

Nëse i dashuri yt i ri të dëgjon me vëmendje kur flet, është sigurisht më i mirë se ish-i dashuri.

7-Të kërkon falje kur gabon

Të kërkosh falje është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie dhe nëse ish-i dashuri jot nuk e bënte këtë, është e rëndësishme që partneri i ri ta bëjë.

8- Të inkurajon gjithmonë

Të inkurajosh partnerin është e rëndësishme dhe ndoshta me ish-in tuaj historia është mbyllur pikërisht sepse ai nuk e bënte këtë.

9- Të jep siguri kur dilni me miqtë

Mund të ndihesh e ndrydhur në prezencës e miqve të tij, por nëse ai të inkurajon duke të bërë të ndihesh e sigurt, ndërsa ish-i dashuri nuk e bënte këtë, ke bërë zgjedhjen e duhur.

10- Flet me ty

Nëse i dashuri juaj hapet me ju dhe flet për ndjenjat e tij, atëherë sigurisht që është më i mirë se ish-i.

Të ngjashme