Kryefjala Logo

Sinjalet që jep trupi dhe duhen marrë seriozisht

8 Nëntor, 2021 | 3:36 pm

Këto janë 10 sinjale që ju jep trupi të cilat duhet t’i kushtoni vëmendje:

•Rrathët e zeza poshtë syve mund të shfaqen kur nuk keni fjetur mjaftueshëm. Doktorët rekomandojnë që të flini jo më pak se 7-8 orë. Por mund të jenë edhe rezultat i anemisë kur trupi nuk prodhon qeliza të kuqe mjaftueshëm, kjo çon në krijimin e rrathëve të zeza.

•Shikim i turbullt. Nëse shpesh sytë tuaj lodhen dhe ju nuk arrini t’i shihni qartë gjërat apo njerëzit, me shumë mundësi ju keni zhvilluar miopi ose astigmatizëm. Duhet të vizitoni mjekun e syve patjetër.

•Ndryshim i ngjyrës së gishtave. Nëse vëreni se gishtat tuaj shpesh ndryshojnë ngjyrën ka një arsye serioze për këtë. Kjo është një shenjë që ju keni sindromën Reynaud, një gjendje ku temperatura e ulët shkakton spazma në enët e gjakut, që çon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së gishtave.

•Nëse shikoni pika ose viza edhe në dritë për më shumë se një javë duhet të vizitoni mjekun. Ky është një sinjal i kataraktit ose problemeve serioze të tjera me shikimin. 

•Lëkura e rrjepur tregon që trupi juaj ka nevojë për vitamina. Një dietë e balancuar do ta kthejë trupin menjëherë në gjendjen e mëparshme. 

•Dridhja e kapakut të syrit do të thotë se syri juaj është lodhur. Për ta kaluar këtë gjendje duhet të lani syrin me pambuk të njomur në ujë të ftohtë. Por nëse kjo vazhdon duhet të vizitoni mjekun pasi mund të jetë sinjal i ndonjë problemi nervor.

•Ç’rregullimi i nyjës së supit. Disa njerëzve supi mund t’i zhvendoset në një numër të pazakontë të drejtimeve. Ky është një tregues i një supi të paqëndrueshëm. Një gjendje ku sfera e kockave të shpatullës vjen nga një fole e përbashkët. Ka raste kur këta individë kanë lindur thjesht me ligament shumë fleksibël, ose mund të jetë shkaktuar nga një lëndim sportiv. Në të dy rastet kjo është një gjendje e rrezikshme që mund të çojë në dëmtime dhe çrregullim

Të ngjashme