Kryefjala Logo

Si të sillemi në takimin e parë për të pasur edhe një të dytë

8 Shtator, 2021 | 11:53 am

Takimi i parë është një mundësi shumë e mirë që të njihni më mirë personin që ju ka interesuar për një kohë të caktuar

•Jini të sinqertë: Shumë njerëz në takimin e parë nuk duan që të bëjnë gjëra kundra rrymës dhe parapëlqejnë të jenë sa më të urtë. Kjo për arsye se mendojnë që kështu, do t’i pëlqejnë më shumë personit tjetër. Me siguri, në këtë rast, ata nuk janë duke shfaqur personalitetin e tyre, të vërtete. Duke qëndruar të heshtur nuk do të dukeni aspak tërheqës apo të këndshëm për personin që po ju shoqëron. Gjithashtu do të bëheshit paksa të mërzitshëm.

•Përdorni gjuhën e trupit: Gjuha e trupit është një nga pjesët më të rëndësishme në takimin tuaj të parë. Nëpërmjet gjuhës së trupit, ju keni mundësi të kuptoni më tepër, përsa i përket interesimit që personi tjeter ka ndaj jush. Gjithashtu ju mund t’i tregoni atij sa shumë ju pëlqen. Kjo realizohet me anë të gjesteve dhe prekjeve të ndryshme. Ne ju sugjerojmë që mos t’a teproni përsa i përket prekjeve, pasi do ishte mirë që të jeni pak misterioze.

•Gjallëroni bisedën: Nëse gjatë takimit tuaj të parë nuk preferoni të flisni shumë dhe vendosni të qëndroni në heshtje, me siguri do të arrini çdo gjë tjetër, përveç se të jeni të paharrueshëm. Nëse jeni të tërhequr, personi që keni përballë do e kuptojë dhe kjo gjë nuk është aspak e këndshme, në një takim të parë. Do të ishte mirë, mos të lejonit t’iu pushtonte frika ose stresi dhe të shprehnit lirshëm gjërat që po mendoni.

•Mos jini të zakonshëm: Me siguri një person që sillet dhe vepron si gjithë të tjerët, nuk është interesant dhe nuk të mbetet gjatë në mëndje. Fillimisht, ju sugjerojmë të vishni diçka me një ngjyrë të ndezur, pasi kështu do të tërhiqni menjëherë vëmendjen e personit që do të takoni. Nuk duhet t’a teproni për sa i përket flokëve apo grimit. Një fustan apo një këmishë me ngjyrë të këndshme është mjaftueshëm. Nëse jeni vajzë, mos lini që të paguajë djali që ju shoqëron. Kështu do të tregoni se nuk jeni si gjithë të tjerat dhe nuk keni qejf të vareni nga të tjerët. Kjo gjë me siguri do të mbetet gjatë në mendjen e tij.

Të ngjashme