Si të ruani të dhënat tuaja në kompjuter për të mos jua vjedhur

Frika se kompjuteri  po përgjohet, nëpërmjet ndonjë virusi është gjithmonë e pranishme.

Janë gjithmonë e më të shpeshta rastet kur “spyware” i cili është një virus për spiunazh të dhënash, futet në kompjuterin tonë nëpërmjet email- it, mesazheve apo duke vizituar një website.

Pasi instalohen, ato punojnë në fshehtësi, pa e kuptuar .

Më pas dërgojnë nëpërmjet email- it të gjithë infomacionin që disponohet, apo spiunojnë edhe çdo përditësim të mundshëm më tej.

 Antiviruset normale nuk janë të mjaftueshëm për të evidentuar “spyware”. Nëse vëreni një sjellje jo normale të kompjuterit tuaj apo ngadalësim të tij, është e këshillueshme të instaloni një program specifik. “SpyDetectFree”, për shembull, është një mjet që mundëson evidentimin e programeve të ndryshme që monitorojnë aktivitetin në kompjuterin tuaj. Nëse ju përdorni Windows mund të zgjidhni programin “Rogue Killer” i cili menjëherë pas indentifikimit ndërpret komunikimin, e analizon e më pas e eliminon.

Previous articleZbuloni si mbyllet java parë e dhjetorit sipas Paolo Fox
Next articleSa kalori djegin shtëpiaket kur bëjnë punët e shtëpisë?