Kryefjala Logo

Si të përgatisni vetë verën e nxehtë të festave:

21 Dhjetor, 2021 | 12:04 pm

Përbërësit:

  • 2 mandarina
  • 1 limon
  • 250 g sheqer pluhur
  • 5/6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 3 gjethe dafine të freskëta
  • 1 arrëmyshk
  • 1 vanilje
  • 2 shishe verë të kuqe

Përgatitja

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit, si dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura.

Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun e grirë.

Hidhni dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin.

Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithë në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes.

Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës.

Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta .

Tani ju ngelet vetëm ta ndani me të tjerë dhe ta shijoni!

Të ngjashme