Kryefjala Logo

Si të mbani gjallë dëshirën për intimitet me partnerin

27 Shtator, 2021 | 12:32 pm

Besoni te dashuria e përjetshme? Sipas Lucy Vincent, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. “Jetëgjatësia e dashurisë është e programuar fillimisht nga truri, në mënyrë që të lehtësojë mbijetesën mes një çifti”. Sjellja dashurore ka për qëllim të krijojë një ambient të favorshëm. Gjatë fillimit të bashkëjetesës çdo gjë është perfekte. Por kur vijnë fëmijët, prindërit u përkushtohen atyre përgjatë gjithë viteve që kanë nevojë për përkujdesje, domethënë tri viteve të para të jetës. Gjatë kësaj faze, defektet që më parë si me magji nuk i shihnin te partneri fillojnë e shfaqen. Me të mbaruar faza e parë, receptorët që ishin pothuajse joekzistues në trurin tonë, fillojnë e aktivizohen dhe gjendemi papritmas përballë defekteve të partnerit. Vetëm atëherë është e mundur të zbulojmë aspekte që deri në atë moment nuk i kishim parë dhe na duket sikur partneri ka ndryshuar, ndërkohë që, në të vërtetë, jemi ne që po pësojmë një transformim në aktivitetin cerebral.

Por dashuria dhe dëshira janë diçka tjetër, dhe jo vetëm reaksione të pastra hormonale apo instinktive. Bëhet fjalë për një ndërtim mendor shumë kompleks: “Dashuria është një lojë mes dy mendjeve që përfshin cikle të ndryshme dilemash dhe miratimesh, në shumë nivele”, – shpjegon Lucy Vincent.

Të krijojmë rituale dashurie që na japin kënaqësi, të forcojmë lidhjen duke iu larguar rutinës së përditshme. Për shembull, mund të krijojmë një moment intimiteti në tryezë me ushqimet e preferuara të partnerit, një veshje që ai e pëlqen shumë dhe një dhuratë të zgjedhur me kujdes.

Drejtojeni bashkëbisedimin në risjelljen në kujtesë të çasteve të lumtura gjatë një udhëtimi, një darke të veçantë, një kujtimi të lidhur me një veshje të caktuar, përjetimeve idilike të një vendi të caktuar… Objektivi është të “injektoni” te partneri një dozë oksitosine, për të rigjetur magjinë e fillimit të lidhjes.

Të ngjashme