Kryefjala Logo

Si të humbisni peshë në çift!

29 Dhjetor, 2021 | 12:38 pm

•Përpiquni të hani të dy në të njëjtën kohë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë mbajtja e një regjimi është më e thjeshtë.

•Hani në të njëjtën kohë të njëjtat ushqime.
•Përdorni pjata të vogla sepse ju japin përshtypjen se keni ngrënë shumë dhe mjaftueshëm.
•Konsumoni ushqime të shëndetshme. Mjekët ju këshillojnë që të përdorni ushqime të shëndetshme dhe me ngjyra të ndryshme.

Të biesh në peshë nuk do të thotë mos të ushqehesh, por të ushqehesh shëndetshëm.

•Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme, duke parë shumë ngjyra ju lind dëshira të konsumoni.
•Aktiviteti fizik.

Një regjim i mirë ushqimor nuk do të ishte i plotë pa aktivitetin fizik.

Që të keni një trup të shëndetshëm dhe të bukur, këshillohet të bëni ushtrime të ndryshme së bashku me partnerin, duke ndihmuar njëri-tjetrin.
•Gjumi.

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm!Ekspertët thonë se pagjumësia është ndër shkaktarët kryesorë të mbipeshës, prandaj duhet të shtriheni herët dhe të flini 7-9 orë në ditë.

Të ngjashme