Kryefjala Logo

Si të bëheni ekspert në dallimin e vajit të ullirit cilësor

30 Tetor, 2021 | 11:36 am

1-Paketimi

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar cilësinë e vajit. Vaji i ullirit i një cilësie të lartë duhet të paketohet në shishe qelqi të errët ose në kuti teneqeje. Kjo për arsyen se vajit të ullirit nuk duhet t’i bie drita sepse e humbet cilësinë e tij. Vaji i ullirit në shishe plastike nuk mund të jetë vaj i një cilësie të mirë.

2-Ngjyra

Vaji i ullirit ekstra i virgjër duhet të ketë ngjyrë jeshile të fortë. Ngjyra e fortë tregon përmbajtje të lartë klorofili dhe antioksidantësh. Nëse ngjyra e vajit të ullirit është e zbehtë apo e ngjashme me atë të vajrave të tjerë tregon se ky vaj është holluar me vajra të tjerë, megjithëse jo në të gjitha rastet ndodh kjo gjë.

3-Aroma

Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka aromë të fortë dhe karakteristike ullinjsh. Sa më e fortë të jetë shija e vajit të ullirit aq më të shumta janë përfitimet që sjell ai.

4-Procesi i përpunimit:

Është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar se çfarë cilësie ka ky vaj. Procesi i përpunimit ndikon në 60% të vajit. Aciditeti i vajit duhet të jetë i ulët, por vaji i ullirit që ka shihe pak të hidhur dhe djegëse është më i miri për të trajtuar një sërë sëmundjesh.

Të ngjashme