Kryefjala Logo

Si përballohet një vjehrrë aspak e urtë?

5 Janar, 2022 | 12:29 pm

•Mendoni se vjehrra juaj po mundohet të marrë në dorë organizimin e dasmës suaj? Si fillim, a është duke paguar ajo një pjesë të shpenzimeve?

Nëse është kështu, atëherë ajo e meriton të kontribuojë me mendime dhe ide.

Por ajo që duhet të bëni është të vendosni kufijtë, t’i tregoni asaj deri ku mund të japë kontributin e saj.

•Nëse keni një vjehërr që kritikon çdo gjë që bëni, tregohu e zgjuar. E vërteta është se ju nuk mund t’i kontrolloni njerëzit dhe po ashtu nuk mund të kontrolloni emocionet tuaja. Por nëse vjehrra juaj kritikon, ta zëmë, gatimin tuaj, me edukatë kërko ndjesë dhe largohu në një dhomë tjetër. Nëse fyerjet e saj janë të vazhdueshme, kërkoni që bashkëshorti juaj të ndërhyjë

•Nëse keni një vjehërr që ju bezdis me kërkesë llogarie se kur do nisni të bëni një fëmijë, përgjigjuni me humor, si për shembull, ne mezi po kujdesemi për qenin e shtëpisë.

•Nëse keni një vjehërr që thotë fjalë fyese, mundohu ta heshtësh në mënyrë të sjellshme, por të qartë. Provoni t’i thoni: “Më vjen keq, por unë mendoj ndryshe”.

•Nëse keni një vjehërr që vepron sikur i keni marrë djalin, kjo është diçka që duhet ta menaxhoni vetë. Merreni vjehrrën tuaj jashtë për drekë, dhe shfrytëzoni këtë mundësi për të shpjeguar mendimin tuaj rreth kësaj situate duke përdorur teknikën e sanduiçit. Fillojeni duke ia bërë qejfin, si për shembull sa shumë ju pëlqeu gatimi i saj të dielën kur ishit për vizitë me bashkëshortin. Pastaj shtjelloni argumentin tuaj rreth çështjes në fjalë dhe përfundojeni duke ia bërë qejfin përsëri, duke i kërkuar këshillë për një problem që ju shqetëson, ta zëmë në punë.

•Nëse keni një vjehërr që vjen pa lajmëruar në shtëpi, atëherë flisni me të së bashku me partnerin tuaj. Mund ta nisni duke i thënë se tani që po jetoni bashkë, i keni kërkuar miqve dhe familjarëve që të lajmërojnë përpara se të vijnë në shtëpi sepse mund ta keni rrëmujë ose jeni të zënë me punë.

Të ngjashme