Kryefjala Logo

Shëtitjet në natyrë. Trupi reagon kështu.

29 Tetor, 2021 | 11:58 am

“Nëse të gjithë do të shkonin të shëtisnin në një park pranë shtëpisë, të paktën 30 minuta në javë, ekziston mundësia e 7% më pak në rastet e depresionit dhe 9% më pak për shqetësimet me tensionin e lartë”, ka deklaruar dr. Danielle Shanahan, udhëheqëse e studimit, i cili u botua në “Nature Scientific Reports”.

Përfitimet që marrim nga natyra në dobi të shëndetit janë të ditura prej kohësh, por kjo risia e këtij studimi ishte saktësimi i kohës që nevojitet për të përfituar. 

“E dimë prej kohësh që shëtitjet në ajër të pastër i bëjnë mirë shëndetit, tani po fillojmë të përcaktojmë saktësisht se për sa kohë kemi nevojë”, shpjegon profesor Richard Fuller.

Provat specifike bëjnë fjalë për vizita të shpeshta për të paktën 30 minuta.

Grupi i studiuesve ka zbuluar, veç të tjerash, që personat që bëjnë vizita të gjata në hapësirat e gjelbra, përveç se kanë nivele të ulta të depresionit dhe të tensionit të lartë, zhvillojnë gjithashtu një ndjesi më të madhe solidariteti dhe empatie përkundrejt personave të tjerë.

Një dozë natyre në javë nuk kushton asgjë dhe nuk ka asnjë rrezik.

Vini në praktikë terapinë që sjell natyra, pasi vetëm do të përfitoni, pa qenë e nevojshme të bëni sakrifica.

Të ngjashme