Kryefjala Logo

Shenjat treguese që trupi juaj është i helmuar nga toksinat.

17 Nëntor, 2021 | 12:07 pm

Disa nga metalet më të zakonshme të rënda janë merkuri, alumini dhe plumbi dhe ajo që nuk dini është se të gjithë qeniet e gjalla janë të ekspozuara ndaj këtyre metaleve nga ajri, nga ushqimi dhe uji.

Shenjat:

1. Ndjesia e të përzierës

Kjo ndjesi është një simptomë e zakonshme e helmimit akut nga metalet e rënda.

2.Vjellje

Vjellja është një tjetër simptomë e zakonshme e helmimit akut të metalit të rëndë. Pas ekspozimit, trupi juaj do të përpiqet të pastrojë organzimin nga toksinat.

3. Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë ose kronik ndaj metaleve të rënda. Toksinat që krijohen në trup mund të shkaktojnë dhimbje koke kronike.

4. Vështirësi në procesin e frymëmarrjes

Toksiciteti i metaleve të rënda në trup mund të shkaktojë shqetësime në sistemin e frymëmarrjes. Vështirësia gjatë frymëmarrjes mund të jetë një shenjë e helmimit nga merkuri.

5. Problemet me lëkurën

Problemet e lëkurës ndodhin kur toksinat fillojnë të depërtojnë përmes lëkurës.

6. Marramendje dhe shpërqëndrim

Toksiciteti i metaleve të rënda mund të ndikojë në tru në formën e konfuzionit dhe humbjes së kujtesës. Simptoma të tjera neurologjike mund të përfshijnë dhimbje koke, nervozizëm, koma dhe konvulsione.

7. Kapsllëku

Toksiciteti i metaleve të rënda mund të ndikojë negativisht në sistemin e tretjes, duke shkaktuar diarre ose kapsllëk.

8. Djersitje gjatë natës

Trupi shpesh përpiqet të largojë toksinat përmes djersës.

Të ngjashme