Kryefjala Logo

Shenjat se ai të do vetëm për krevat,asgjë më shumë

21 Tetor, 2021 | 11:32 am

Kur është fjala për meshkujt, ata ndahen në dy kategori: ata që me të vërtetë kujdesen për ju dhe ata që dëshirojnë vetëm seks.

•Flirton me tjerat para syve tuaj

Këtë e gjë e bën mjaft shpesh, qoftë nëse jeni në ndonjë klub nate apo thjesht duke ecur rrugës. Edhe nga kjo shenjë duhet të keni shumë kujdes, pasi që është shenjë e qartë se lidhja nuk ka potencial afatgjatë.

•Nuk të ka përmendur asnjëherë tek miqtë apo familjarët

Është dukuri mjaft e njohur se nëse një mashkull të përmend tek miqtë apo familjarët, ose të fton të takohesh me ta, ai me të vërtetë të dashuron ose shpreson për një lidhje të gjatë. Por, nëse as nuk të përmend, atëherë e dini se çfarë është duke ndodhur

•Nuk shfaq interes kur është fjala për ta njohur njëri-tjetrin më mirë

Pra, nuk i interesojnë informacionet bazike rreth jush, dhe as nuk përpiqet t’ju njeh më mirë. Kjo është shenjë shumë e qartë që ai nuk po ju “dashuron” për personalitetin e karakterin, por vetëm për linjat e trupit.

Të ngjashme