Kryefjala Logo

Shenjat e para të autizmit tek fëmija që asnjë prind nuk duhet të injorojë

29 Shtator, 2021 | 12:34 pm

•5shenjat më të dukshme të autizmit ndaj të cilave prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.

1. Nuk ndërvepron

Fëmijët me autizëm e kanë më të vështirë për të ndërvepruar me njerëzit që i rrethojnë. Nëse vërehet se fëmija juaj nuk po i përgjigjet kontaktit sy më sy apo nuk ndjek njerëzit e tjerë kur i flasin, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, fëmijët me autizëm kanë “një tendencë për të parë dhe për të dëgjuar njerëzit e tjerë më rrallë.”

2.Nuk shfaqin interes për gjërat që kanë përreth

Foshnjat në përgjithësi kanë një natyrë kureshtare e duan të prekin e të kapin çdo gjë rreth tyre. Mungesa e interaktivitetit apo reagimeve me botën e jashtme nuk është karakteristike për fëmijët ndaj duhet të kuptoni nëse kjo është e përkohshme apo një gjendje konstante.

3.Nuk e kthen kokën kur e thërrasin në emër

Bebet fillojnë të kuptojnë se cili është emri tyre shumë herët e në momentin kur dikush i thërret ata reagojnë. Nëse fëmija juaj nuk i përgjigjet emrit deri në moshën një vjeç, mund të jetë një shenjë e autizmit.

4.Nuk imitojnë

Fëmijët shpesh imitojnë prindërit e tyre, por një foshnjë autistike mund të tregojë më pak interes në imitimin e të rriturve. Një foshnjë me autizëm nuk mund të buzëqeshë ose të ktheje një përshëndetje me gjuhën e trupit.

5.Fitojnë aftësinë e belbëzimit (shprehjes) shumë vonë

Fëmijët imitojnë tingujt që dëgjojnë dhe belbëzojnë, por fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit shpesh kanë aftësi të vonuara të të folurit.

Të ngjashme