Kryefjala Logo

Shenjat e horoskopit që KURRË nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën!

16 Nëntor, 2021 | 12:03 pm

Dashi

Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj I dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë.

Demi

Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit.

Binjakët

Rrini larg Akrepit. Marrëdhënia juaj do të ishte shumë e nxehtë dhe çdo gjë do të rrotullohej rreth seksit. Por Akrepi do t’ju kërkojë besnikëri dhe ekskluzivitet që përpara se të putheni.

Gaforrja

Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund.

Luani

Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni.

Virgjëresha

Larg Peshores! Takimet tuaja të para do të jenë magjike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë. Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”.

Peshorja

Mund ta merrni me mend që shenja që duhet të shmangni është Virgjëresha. Keni shije dhe zakone të njëjta dhe në fillim çdo gjë do të shkojë mirë. Por Virgjëresha është vazhdimisht në një mision vetë-përmirësimi. Do të ndiheni të nxitur e të detyruar të bëni gjëra për të cilat nuk jeni dakord.

Akrepi

Edhe pse magjepseni nga Binjakët, paaftësia tyre për tu përkushtuar në lidhje do nxjerrë anën tuaj më të keqe!

Shigjetari

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël por të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze.

Bricjapi

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe dashi është fëmija nevojtar. Papërputhshmëria juaj është më e madhe se e të gjithë shenjave të tjera.

Ujori

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrë pse ata kanë nevojë të dëgjojnë “Të dua” gjithë kohës. Përveç kësaj, Demi ka shije shumë të shtrenjta që ju si shenjë humanitare nuk i pranoni dot.

Peshqit

Luani në fillim do ju magjepsë me xhentilesën e tij dhe gjestet romantike. Më vonë do kuptoni që dëshironi diçka më të thellë se një Luan që vazhdimisht mburret për veten.

Të ngjashme