Kryefjala Logo

Seksi çon meshkujt drejt dashurisë. Dashuria çon gratë drejt seksit.Ja si ndodh.

13 Tetor, 2021 | 12:11 pm

Shumica e burrave thonë: “Është seksi i mirë, që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë”. Shumica e grave thonë: “Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria, që na çojnë tek seksi i mirë”. Shikoni! Ka një ndryshim të madh midis burrave dhe grave. Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: “Gratë fillimisht dashurojnë, pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa burrat, seksi i çon tek dashuria”.

Një medalje me dy anë të ndryshme, por, që të mbahen të ngjitura, kërkojnë përpjekje të përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.

Burrat shpesh ndihen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave.

Ato thonë: “Burri është shok i qenit” dhe “Burrat vetëm një gjë kanë në mendje”. Mendoj se këtu gratë nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, nuk kanë vetëm një gjë në mendje, ata kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli! Kjo ishte një shaka.

Por ju duhet të dini, se është krejt normale që burrat të mendojnë gjatë gjithë kohës për seksin. Sipas një raporti të institutit “Kinsey” mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç mendojnë për seksin çdo ditë 5 ose 10 minuta. Kjo mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është normale dhe aspak patologjike.

Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t’i kontrollojmë ose t’i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, madje edhe atëherë kur vetja na bërtet me zë të lartë.

Të ngjashme