Kryefjala Logo

Sekretet që mësuam dhe i ndajmë me ju mbi të hënën, ditën më antipatike të javës.

4 Tetor, 2021 | 12:18 pm

Mëngjesi i së hënës shumicën e njerëzve nuk i gjen me energji pozitive.

Pas një fundjave shlodhëse, dita e parë e javës kthehet në ‘makth’ kur vjen puna te rikthimi në monotoninë e përditshme. 

Për të gjithë ata që kanë menduar se dita më depresive është e hëna e kanë gabim!

Disa të dhëna surprizuese kanë dalë nga studimi i fundit i bërë në Londër.

22 mijë persona janë bërë pjesë e studimit që nxori si ditën më të ‘keqe’ të martën. Personat në fjalë u studiuan për 2 muaj dhe gjatë kësaj kohe ju dërgoheshin mesazhe për t’i pyetur si ndiheshin. Në fund u zbulua se dita më e keqe për pjesën më të madhe të pjesëmarrësve ishte e marta, ndërsa më e lumtura e shtuna.

Të ngjashme