Kryefjala Logo

Sekrete bukurie nga gratë Indiane

30 Shtator, 2021 | 12:11 pm

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Përdorni lëngun e aloe verës

Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës.

Këpusni disa gjethe aloe vera.

Prisni në gjysmë që të dalë lëngu.

Masazhojeni kokën me lëngun e saj dhe lëreni maskën për rreth 2 orë. Nëse dëshironi mund ta mbani dhe gjatë gjithë natës.

Shpëlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme

Mund ta provoni edhe këtë truk. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke çuar kështu në rritjen e shpejtë të flokëve. Një bonos shtesë: flokët do të shkëlqejnë më shumë.

I lani flokët si zakonisht.

Pasi të keni hedhur zbutësin ose ndonjë maskë tjetër, i lani flokët me ujë të ftohtë.

Lani flokët me uthull molle

Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur flokë të shëndetshëm.

Lani flokët.

Përdorni uthullën e mollës në vend të zbutësit të flokëve.

Mos e shpëlani atë, vetëm në rast se ka një erë të fortë.

Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina

Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave:

Merrni dy vezë me temperature ambienti.

Ndajini te bardhat nga e verdha. Merrni të bardhat e vezëve dhe aplikoni në rrënjët e flokëve.

Për efekt me të mirë, ju mund ta mbështillni kokën.

Përdorni vajra esenciale

Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë.

Të ngjashme