Kryefjala Logo

Secila shenjë horoskopi ka një ushqim pa të cilin nuk bën dot

17 Tetor, 2021 | 12:35 pm

DASHI

Megjithëse preferojnë ushqimet e kripura, ndonjëherë diçka e ëmbël është e domosdoshme për të shmangur zemërimin e Marsit. Pëlqeni shijet dhe përgatitjet e thjeshta, që nuk duan shumë punë. Një petull me Nutella ju zgjon shpirtin dhe ju jep jetë. Me thjeshtësinë e saj vjen një shije intense, e përshtatshme për çdo rast.

DEMI

Kur bëhet fjalë për ushqimin janë të parët që drejtojnë veshët dhe kthejnë vëmendjen. Jo vetëm u pëlqen të hanë, por dhe të gatuajnë. Janë gati të eksperimentojnë receta të reja, por preferojnë ato më tradicionale. Profiterolët me çokollatë, me mbushjen e tij të pasur me pana apo krem pastiçerie, e mbuluar dhe me çokollatë, arrijnë të kënaqin kërkesat e tyre, për më tepër që racionet janë të bollshme. Provojeni me çokollatë të bardhë!

BINJAKËT

Cilat ëmbëlsira mund të jenë të përshtatshme për fëmijët e përjetshëm si ata? Nuk janë veçanërisht të pangopur, por kërkojnë diçka që i bën kurioz dhe përfaqëson larmishmërinë e karakterit të tyre. Cupcakes, më shumë se për fytin, ngacmojnë mendjen. Janë të vogla, plot ngjyra dhe mund të dekorohen si të dëshirojnë. Baza e butë, e mbuluar me sheqerna ngjyra-ngjyra për tu bërë përshtypje miqve tuaj.

GAFORRJA

Ka një lidhje magjike mes tyre dhe ëmbëlsirave. Nuk bëjnë dot pa to dhe ndonjëherë kanë përshtypjen se janë unik dhe i kuptojnë vërtetë kur janë të trishtuar dhe melankolikë. Mëkat që nuk kanë dhuratën e fjalës. Janë të apasionuar pas marshmallow dhe arushëve prej gome, por maksimumin e ëmbëlsisë e gjejnë tek torta kapreze. Shija dhe ëmbëlsia e bajameve përziehet me gjalpin, dhe sipas humorit të tyre hënor, mund të zgjedhin ti shtojnë kakao apo limon.

LUANI

Ata nuk pretendojnë që një ëmbëlsirë të jetë e mirë e më pak estetikisht perfekte. Për ta e rëndësishme është që të ketë sy. Janë ndër klientët më të mirë të pastiçerive më të famshme të qytetit dhe bien në sy. Torta me petë, është ëmbëlsira elegante dhe skenografike që kënaq pritshmëritë e tyre. Shija e panës dhe petët i bën të lumtur dhe më të vegjëlit.

VIRGJËRESHA

Adhruojnë ëmbëlsirat e bëra në shtëpi. Nëse i përgatisin vetë, janë të vëmendshëm ndaj masave dhe kohës së përgatitjet së parashikuara në recetë. Një ëmbëlsirë tradicionale, si torta e gjyshës, përmbledh gjithçka që ata të ndihen si pastiçerë të zotë.

PESHORJA

Një nga ëndrrat e tyre është të kenë mundësi të hanë ëmbëlsira me pak kalori. Janë shumë të kujdesshëm ndaj linjave dhe prandaj zgjedhin përbërës si sheqeri kaf apo margarina që zëvendëson gjalpin. Pasi zbukojnë ekzistencën e reçelit “light”, ëmbëlsira që i përfaqëson me siguri do të jetë krostata me portokalle. Aroma e agrumeve stimulon ndjesinë e tyre të nuhatjes në një pikë të tillë sa të harrojnë numrin e kalorive që do të hanë!

AKREPI

Ëmbëlsirat me lugë u duken shumë ‘soft’, por i çmendi krem karameli. Kremoziteti i saj zgjon pjesën më të butë të personalitetit të tyre. Vanilja, kanella dhe limoni i japin shijen që kërkojnë. Por më e shijshme për ta është kremkarameli me sheqer kaf dhe me flakë.

SHIGJETARI

Ëmbëlsirat për ta duhet të kenë një shije ndërkombëtare. U pëlqen të zbulojnë shijet e vendeve që vizitojnë. Fiziku i tyre sportiv u jep mundësinë të jenë të pangopur por edhe gjithmonë në formë. Ëmbëlsira e përshtatshme për ta është cheesecake, në versionin amerikan. Gjithmonë me bazën biskotë dhe kremin e djathit të freskët i apasionon. Përveçse me fruta pylli, shtojini fistikë të kripur dhe rezultai do të jetë i mrekullueshëm!

BRICJAPI

Nuk e japin veten, por janë gjithmonë të pangopur kur vjen fjala për ëmbëlsirat. Akullorja tregon se edhe pse diçka e ftohtë mund të jetë e ëmbël, njësoj si ata. Nëse i sheh duke ngrënë një akullore të mirë, kuptohet pasioni që shpesh kalon pa u vënë re. Adhurojnë shijet më tradicionale, me krem dhe lajthi, por i provojnë me kënaqësi dhe shijet e reja, dhe origjinale. Frutat nuk i pëlqejnë shumë.

UJORI

Edhe në kuzhinë duan diçka të veçantë, origjinale. Por sfida e vërtetë është të gjejnë pak origjinalitet në një pjatë tradicionale! Strudeli, në të qënit klasik, arrin ti habisë gjithmonë me një shije të rafinuar. Ju pëlqen jashtë mase era e kanellës e përzierë me mollën dhe rrushin e thatë. Më kurajozët, të pavëmendshëm ndaj rezultatit përfundimtar, eksperimentojnë receta duke përdorur brumin integral për petën, apo zëvendësojnë rrushin me manaferrat.

PESHQIT

Pas një dite të lodhshme, nuk ankohen nëse kanë një tiramisu që u pëlqen. Biskotat me kafe i mbajnë zgjuar të ëndërrojnë me sy hapur. Ëmbëlsia e kremit të maskarpones u jep energji të reja. Kakao krijon tek ata një farë varësie, nga e cila nuk dalin dot. Për të lehtësuar edhe fantazinë e tyre, duhet ta provojnë në versionin me luleshtrydhe.

Të ngjashme