Kryefjala Logo

Rrëzohet “miti”,buka NUK ju shëndosh

17 Shtator, 2021 | 11:27 am

Nuk ekzistojnё ushqime qё të shёndoshin dhe ushqime qё dobёsojnё. Njё dietё e balancuar, mbёshtetet nё tё gjitha grupet e ushqimit dhe ka si karakteristikё masёn dhe shumёllojshmёrinё. Kёtu duhet theksuar se buka, ashtu si edhe drithёrat gjenden nё bazёn e piramidёs ushqimore, ç’ka do tё thotё se duhet tё konsumohen nё pёrditshmёri.

Konsumimi i bukёs ёshtё njё nga zgjedhjet mё tё shёndetshme dhe vlerat ushqyese qё pёrmban sjellin shumё tё mira nё organizёm:

Fibrat, thelbësore për tretje të mirë dhe funksionin e zorrëve.

Amidoni, burimi i energjisë trupit.

Vitaminat e grupit B (B1 dhe B2), të cilat kontribuojnë në gjendje të mirë të sistemit nervor dhe metabolizmit.

Duhet tё dini se konsumimi i saktё i bukёs nuk shёndosh. Buka e zezё ёshtё ajo qё sugjerohet nё çdo program diete, por e vёrteta ёshtё qё ajo ka pothuajse tё njёjtat kalori me bukёn e bardhё. Çdo fetё 30 gram pёrmban rreth 70-80 kalori.

Sasia qё secili duhet tё konsumojё nё pёrditshmёri varet nga kaloritё e nevojshme tё trupit dhe programin ditor. Me afёrsi mund tё thuhet se njё konsumim i balancuar, kёrkon 4-5 feta nё ditё.

Të ngjashme