Kryefjala Logo

Romantikë, të zjarrtë apo të pavendosur?Ngjyra që tregon gjithçka!

19 Nëntor, 2021 | 1:06 pm

E kuqja

Njerëzit të cilët e duan ngjyrën e kuqe, sipas rregullit, janë shumë të zjarrtë në shtrat. Nxehen shpejt, por edhe njëkohësisht falin shpejt. Ata lehtësisht e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme.

E verdha

Nëse ju apo partneri juaj jeni adhurues i ngjyrës së verdhë, kjo do të thotë që libidoja juaj është shumë e ndërlikuar, andaj lehtë u përshtatet situatave dhe ndjenjave momentale. Në shumicën e rasteve, përgjigjen me pasivitet. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin .

E zeza

Duke pasur parasysh që ngjyra e zezë nuk lidhet me libidonë, provoni të gjeni ngjyrën tjetër të adhuruar në mënyrë që të zbërtheni se çfarë jeni në seks. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë.

E bardha

E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen. Mirëpo, adhuruesit e ngjyrës së bardhë bëjnë dashuri në errësirë, nuk kanë vetëbesim të plotë dhe në përgjithësi janë dukshëm të ngurtë dhe tradicionalë.

E gjelbra

Adhuruesit e kësaj ngjyre veprojnë në mënyrë të freskët dhe të virgjër në qasjen e tyre ndaj seksit. Ata që pëlqejnë të gjelbrën janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri, por jo shumë të zjarrtë. Të parehatshëm, por gjithsesi tërheqës, janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.

Ngjyrë vjollce

 Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh vetveten e konsiderojnë tepër të sofistikuar për rrokullisje nëpër shtrat. Femrat urrejnë që flokët e tyre të shprishen, ndërsa për meshkujt e kësaj ngjyre seksi lidhet me qasje afariste.

Të ngjashme