Kryefjala Logo

Rastësitë e botës, që habitën shumë njerëz

12 Nëntor, 2021 | 3:28 pm

Një paralajmërim i Titanikut

Më 1898, 14 vjet para se të fundosej Titaniku, shkrimtari Morgan Robertson shkroi novelën “Futility”, ku tregoi historinë e një anije që ishte fundosur – dhe e cila mbante emrin The Titan. Nuk ishte vetëm emri i anijes në libër që e bën rastësinë edhe më të madhe. Si anija fiktive ashtu edhe ajo e vërteta u përshkruan si anije që nuk mund të fundosen, kishin karakteristika të njëjta teknike dhe u përplasën me ajsberg në Atlantikun Verior.

Pas fundosjes së Titanikut, libri u ribotua me titullin “Kotësi, ose Fundosja e Titanit”

Fqinjët që jetojnë në vende të ndryshme

Kompozitori i famshëm George Handel ishte fqinj me kitaristin e njohur Jimi Hendrix – por që u ndanin nga dy vende. Handel jetoi në Londër në rrugën 23 Brrok, ndërsa Hendrix jetoi për një kohë në rrugën 23 Brook. Që të dy ishin muzikantë që patën një ndikim të madh në zhvillimin e muzikës.

Veturat që gjetën njëra-tjetrën

Në 1895, në shtetin e Ohajos, dy vetura u ndeshën. Veçoria e këtij aksidenti të veçantë është tek fakti se gjatë kësaj periudhe, prodhimi i automobilave sapo kishte filluar, dhe vetëm këto dy makina ishin në gjithë Ohajon. Për fat të keq, në atë kohë aksidentet automobilistike ende nuk regjistroheshin, kështu që të dhënat zyrtare të këtij rasti nuk kanë mbijetuar.

Rastësitë në biografitë e Linkoln dhe Kenedi

Shumë rastësi të çuditshme ekzistojnë në biografitë e dy presidentëve amerikanë: Linkoln dhe Kenedi. Këto janë vetëm disa prej tyre:

– Që të dy janë vrarë me armë prapa koke, të premten, para një feste (Linkoln u vra para Pashkëve; Kenedi u vra në ditën e Falënderimeve). Që të dy ishin të shoqëruar nga gruaja dhe një tjetër çift.

– Që të dy kishin katër fëmijë.

– Që të dy kishin një mik të quajtur Billy Graham.

– Kenedi kishte një sekretar të quajtur Linkoln. Presidenti Linkoln kishte një sekretar të quajtur John.

Thashethemet rreth makinës së kohës së Edgar Allan Poe

Rimishërimi

Enzo Ferrari, i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq më 1988. Një muaj më vonë, futbollisti Mesut Ozil u lind. Duke i parë fotot e tyre, do të mendoni se janë vëllezër. A ekziston rimishërimi vërtet?

Të ngjashme