Kryefjala Logo

Qani sa herë shikoni filma? Atëherë jeni në këtë kategori njerëzish.

7 Tetor, 2021 | 12:15 pm

Të qash është një emocion natyral që të gjithë e përjetojnë në momente të këqija, por edhe të mira.

Sipas studiuesve kjo gjë ndodh sepse disa njerëz arrijnë të lidhen emocionalisht me personazhin ‘imagjinar’ që shohin në ekran.

Nëse keni menduar se kjo ju bën njerëz të dobët, nuk është aspak e vërtetë. Në fakt e qara pas një filmi është e shëndetshme sepse raporti që krijohet mes teleshikuesit dhe personit përtej ekranit ndikon në ngritjen e humorit, përmirëson vetëbesimin dhe i bën njerëzit të ndihen më pak të vetmuar.

Studiuesit shprehen se truri nuk ka aftësinë që të dallojë një marrëdhënie reale nga ajo imagjinare, prandaj nuk është e vështirë të qash pas fundit tragjik të një personazhi në një film.

Të ngjashme