Psikologët gjejnë frazën magjike për ti vënë kapakun çdo debati

Sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Personality dhe Social Psycology, në vend që të përpiqeni të fitoni çdo “betejë” mjafton të thoni një frazë –e kuptoj ku do të dalësh-

Për të dalë në këtë përfundim hulumtuesit shqyrtuan gjatë debateve të çifteve fjalët e përdorura dhe kur këta të fundit tregoheshin mirëkuptues dhe përdornin fraza të llojit: e kuptoj ku do të dalësh, ndiheshin më të qetë dhe debate mbyllej si pa kuptuar.

Pavarësisht nga debate, në momentin kur njëri nga partnerët tregohej tolerant dhe tjetri që po mirëkuptohej prireshin t’i jepnin fund zënkës.

” E kuptoj se çfarë do të thuash “, është fraza më e mirë për t’u përdorur për të zgjidhur një argument sepse e para tregon se po e dëgjon tjetrin dhe e dyta arrin të kuptosh perspektivën, linjën e tij të mendimin thotë Rebecca Hendrix, terapistja e marrëdhënieve në çift.

Me fjalë të tjera, neutralizoni situatën duke lënë vend për diskutim, por jo debat.

Previous articleEvitoni përdorimin e tharëses së flokëve në hotel.Ja pse
Next articleAdi Krasta dhe Edi Rama, dy rrahjet që tronditën Tiranën të cilat kujtohen ende sot. (Foto)