Kryefjala Logo

Pse është më mirë të jesh femër? Të gjithë do të biem dakort

26 Nëntor, 2021 | 2:00 pm

  • Tolerancë në dhimbjet e trupit

Femrat kanë kënaqësinë të sjellin në jetë fëmijë. Dhimbja gjatë atij procesi është aq e madhe sa ka shumë pak ngjarje në jetë me të cilat mund të krahasohet. Për këtë arsye toleranca ndaj dhimbjeve në trupin e femrës është shumë më e madhe se te meshkujt. Me pak fjalë djemtë e bëjnë qimen tra shumë shpesh!

  • Jetojnë më gjatë

Për këtë flasin statistikat reale. Femrat jetojnë më shumë se meshkujt sepse sëmuren më pak.

  • Mund të qajnë lirshëm

Shoqëria i lejon femrat të qajnë në publik dhe privatisht, prandaj janë shumë më të lirshme t’i shprehin hapur emocionet. Ndërsa meshkujt kur qajnë paragjykohen hapur si të dobët.

  • Mund të përdorin make-up

Meshkujt janë të detyruar të qëndrojnë me fytyrën që kanë lindur, ndërsa femrat kanë pafund mundësi për të eksperimentuar me look-un, duke filluar nga flokët tek grimi.

  • Nuk vuajnë nga tullacllëku

Sado vite të ketë mbi shpinë një femër, asnjëherë nuk vuan nga rënia e flokut deri në pikën që të ngelet tullac. Është e vërtetë që me kalimin e viteve shëndeti i flokut pëson rënie, por gjithsesi mbetet pak feminilitet.

Të ngjashme