Kryefjala Logo

Pse duhet të gjeni kohën për ta pastruar gjithmonë shtëpinë

30 Tetor, 2021 | 12:21 pm

Një studim i ri ka treguar se pastrimi i shtëpisë mund të jetë më i rëndësishëm nga sa mendohet, ai ka një rol jetësor në shëndetin tonë.

Një lëndë e dëmshme është falat, që përgjithësisht gjendet në objekte që ne i prekim çdo dit, si ushqimet e paketuara, produktet e kujdesit të flokut, produktet kozmetike dhe sapun. Këta përbërës kimik njihen si shkaktarë të një sërë sëmundjesh, duke filluar që nga astma e deri tek menopauza e hershme. Kërkuesit kanë zbuluar se kimikatet që gjenden te produktet e sipërpërmendura kalojnë në ajër dhe përfundojnë të pluhuri mbi objektet e shtëpisë sonë. Shkencëtarët e Universitetit Xhorxh Washington kanë zbuluar se janë të shumtë kimikatet e rrezikshëm që mbeten te pluhuri. Në studim, i pari i këtij lloji, shkencëtarët mblodhën provëza me pluhur nga shumë vende të SHBA, në mënyrë që të identifikoheshin kimikatet toksike që ato përmbanin.

Në përgjithësi, kimikati më i përhapur ishte ftalati DEHP, dhe ndiqej nga fenolet të cilat përdoren në materialet plastike dhe në kimikatet që përdoren për fikjen e zjarrit.

Kjo është një gjë e dëmshme për shëndetin e njerëzve pasi ata i përthithin copëzat e vogla të pluhurit nëpërmjet frymëmarrjes ose nëpërmjet lëkurës.

Shkencëtarët thanë se më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël dhe bebet, pasi ata zvarriten në pluhur, luajnë në dyshemetë me pluhur dhe i fusin duart në gojë.

Drejtuesi i kërkimit, profesor Ami Zota u shpreh: “Zbulimet e bëra tregojnë se njerëzit, dhe veçanërisht fëmijët, janë çdo ditë të ekspozuar ndaj shumë kimikateve që gjenden në pluhur dhe që shkaktojnë probleme serioze të shëndetit”.

Profesor Zota dhe kolegët e tij grumbulluan të dhëna nga 26 studime të mëparshme dhe të dhëna të papublikuara më parë, të nxjerra nga analizimi i provëzave të pluhurit të marra nga shtëpi nga 14 shtete të ndryshme. Ata gjetën 45 kimikate toksike që përdoren në shumë produkte konsumi, si në produktet e kujdesit personal, materialet e ndërtimit dhe në mobiliet e shtëpisë.

Skuadra zbuloi 10 kimikate të dëmshme që gjendeshin në 90% të provëzave të pluhurit, në mes tyre ishte edhe një kimikat që njihet gjerësisht si shkaktar i kancerit, i quajtur TDCIPP.

Ky produkt gjendet në mobilie dhe shërben për të shmangur përhapjen e zjarrit, ai gjithashtu gjendet edhe në produktet e kujdesit ndaj bebeve.

Sipas shkencëtarëve, mënyra më e mirë për të mbajtur larg këto kimikate është duke e bërë pastrimin me avull, duke i larë duart shpesh dhe duke treguar kujdes në përzgjedhjen e produkteve që shërbejnë për t’u kujdesur për shtëpinë.

Dr. Robin Dodson, shkencëtar në Institutin Silent Spring, Masaçusets, tha: “Janë konsumatorët ata që e kanë në dorë të bëjnë zgjedhje të shëndetshme, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjen e tyre nga rreziku i këtyre kimikateve. Këto zgjedhje nuk ndikojnë vetëm në shëndetin e konsumatorëve, por ato ndihmojnë që edhe tregu të orientohet drejtë prodhimit të produkteve më të sigurta”.

Të ngjashme