Kryefjala Logo

Problemi nga i cili vuajnë të gjithë por kanë frikë ta pranojnë

19 Tetor, 2021 | 11:23 am

Një nga sëmundjet më të sikletshme, e cila prek një numër shumë të lartë njerëzish është mungesa e aftësisë për të mbajtur urinën. Shumë persona të prekur nga kjo sëmundje privojnë veten nga shumë aktivitete të përditshme, madje arrijnë deri aty sa izolohen, pasi ndihen në siklet që u duhet të shkojnë shumë shpesh në tualet.

Por, problemi është edhe më serioz pasi personat që e vuajnë këtë problem kanë turp edhe të falsin për të, madje nuk shkojnë as tek mjeku.

Mjekja britanike Tmasin Greenwell thotë se është shumë e rëndësishme që të sëmurët t’i dretjohen mjekut pasi në këtë mënyrë do të gjejnë një zgjidhje.

“Shumë njerëz izolohen për shkak të kësaj sëmundjeje. Është shumë dëshpëruese, ata s’kanë pse e bëjnë këtë. Kjo ndikon në vetëvlerësim, në punësim, në financat e tyre”, – thotë mjekja.

Mjekja jep gjithashtu disa këshilla të përgjithshme përpara se të sëmurët të heqin turpin e të shkojnë te mjeku, duke thënë se vënia në punë e muskujve të trupit do të rezultonte e suksesshme në 60% të raseve që vuajnë nga ky problem.

Por këshilla kryesore është të vizitojnë mjekun.

Të ngjashme