Kryefjala Logo

Problemet mendore janë serioze.Këshilla për t’i shmangur

20 Tetor, 2021 | 11:19 am

Këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet mendore

1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh.

2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore

3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij.

4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin.

5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin.

6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik.

8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes.

9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor.

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit

Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer.

Ndikimi negativ i stresit në shëndetin mendor

Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes.

Depresioni dhe ankthi, kush i përjeton

Martesa është shoqëruar prej kohësh me përfitime shëndetësore, sidomos për meshkujt. Studime të mëparshme tregojnë se njerëzit që martohen pritet të jetojnë më gjatë, të kenë përqindje më të vogël vdekjesh dhe mirëqenie më të lartë psikologjike se ata që rrinë pa martuar, thotë grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shëndet të dobët mendor në të dyja sekset, megjithëse formimi i marrëdhënieve të reja e zbeh disi këtë efekt. Gjithsesi, femrave u duhet më shumë kohë për të marrë veten sesa meshkujve.

Të ngjashme