Kryefjala Logo

Plakja para kohe:Faktorët nuk varen gjithmonë nga ushqimi

24 Tetor, 2021 | 12:31 pm

Shkencëtarët thanë se çdo individ ka një “orë të brendshme” që lëviz me një ritëm të ndryshëm për të tjerët.

Kjo do të thotë se disa njerëz, kanë një rrezik 50% më të lartë të vdekjes së parakohshme në vit, pavarësisht se çfarë ata hanë, pinë apo edhe nëse pinë duhan.

Hulumtimi mund të shpjegojë pse disa njerëz vdesin para moshës 100 vjeçare, pavarësisht se janë mire me shëndet, fizikisht aktivë dhe pa stres.

Ekspertët, kanë përshëndetur zbulimin si një arritje të madhe që mund të çojë në krijimin e metodave për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Studimi, i publikuar në gazetën Aging, analizoi mostrat e ADN-së duke përdorur një mjet të quajtur ‘ora epigenetic’.

Nga 13 mijë pjesëmarrës në testim, pesë për qind ose rreth 650 persona kishin një normë më të shpejtë të plakjes, duke shtuar me 50 për qind riskun për t’u sëmurur dhe për të pasur një vdekje të hershme.

Të ngjashme