Kryefjala Logo

Pjesa e trupit që plaket më shpejt tek femra

26 Tetor, 2021 | 11:56 am

Edhe pse shumica e femrave, kur përmendet plakja, më parë mendojnë për fytyrën dhe qafën, e po këto nuk janë zonat më të rrezikuara të trupit të tyre.

Një pjesë tjetër e trupit të femrës është në fokus në çdo tetor, dhe ajo pjesë më së shpejti plaket.

Shkencëtarët nga Kalifornia thonë se indet e gjirit janë shumë të ndjeshme dhe të holla dhe për këtë arsye janë edhe më të prirura ndaj rrudhave dhe plakjes së mëhershme.

Metabolizmi në moshën njëzetvjeçare fillon të ngadalësohet dhe që atëherë femrat fillojnë të vërejnë ndryshimet e para në trup, shkruan Neë Scientist.

Shkencëtarët me vite të tëra kanë përcjellë disa qindra femra dhe në fund kanë arritur te konkludimi që gjinjtë mesatarisht plaket plot dy vjet më herët sesa pjesa tjetër e trupit të femrës, ndërkaq hulumtimet janë bërë në mënyrë që të studiohet rreziku i sëmurjes nga kanceri i gjirit.

Ekspozimi i përditshëm ndaj një numri të madh faktorësh që nxisin plakjen, tek gjoksi nuk ndihmon. Për kundrazi, shkaqet e plakjes ndaj gjinjve janë shumë toleruese.

Kjo është e mbështetur në faktin se nuk ka ndryshime në madhësinë e tyre si rezultat i humbjes apo shtimit në peshë, shtatzënisë dhe laktacionit, duke shkaktuar zgjerimin e lëkurës dhe indeve si dhe duke zvogëluar elasticitetin.

Tetori në gjithë botën, është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Të ngjashme